Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian.

Bëhet fjalë për fantazistin Nedim Bajrami.

Pas Napolit, është Fiorentina që mendon seriozisht për të marrë shërbimet e lojtarit kuqezi.

Tek Empoli ai bëri një sezon mjaft të mirë me gola dhe asist, ndaj edhe toskanët e kanë cuar vlerën e kartonit të tij 15 milionë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vjollcet, një tjetër ekip toskan duan ta marrin ndonëse kërkojnë që ta arrijnë këtë me një shifer deri në 12 milionë euro.

Nëse ndodh kështu, pas kristjan Asllanit që u mor nga Inter, një tjeter kuqezi mund të largohet nga Empoli për të luajtur në nivele edhe më të larta në Serie A.