Sot Serie A në Tring/ Veseli dhe Gjimshiti në fushë, Juventus kërkon kthesën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot Serie A në Tring/ Veseli dhe Gjimshiti në fushë, Juventus kërkon kthesën

Kampionati italian luan këtë mesjave ndeshjet e javës së 15, me të gjithë vemendjen drejtuar në Tring, ekran ku do të përcillet si zakonisht 10 sfida të ndara në tre ditë.Sot do të luhen katër ndeshjet e para, ku interesin më të madh do ta ketë dueli mes Salernitanës dhe Juventusit.

Bardhezinjte po përjetojnë një nga sezonet më të dobëta ndër vite, pasi aktualisht rënditen në vendin e 7 me 14 pikë diference nga Napoli kryesues.Humbja e fundit ndaj Atalantes ka vështirësuar shumë edhe objektivin minimal të drejtuesve, për të kapur zonën Champions.

Advertisement

Ndaj edhe gabimet nga tani e tutje janë të ndaluara. Allegri mund të bëjë ndryshime të vogla në formacion për duelin në Salerno. Kin ka gjasa të preferohet në sulm para Moratës ndërsa Kulusevski do të marrë vendin e Rabiot.

Mungesa të sigurta janë De Shiljo, Danilo, Rabio dhe Kiesa ndërsa Mk’Keni është në dyshim. Salernitana e cila ndan vendin e fundit në rënditje bashkë me Kaljarin, vjen pas një pike shpresë të marrë pikërisht ndaj sardeve pak ditë më parë.

Advertisement

Riberi është në dyshim të fortë për këtë ndeshje, ndërsa në mbrojtjen e Salernitanes do të konfirmohet titullar mbrojtësi kuqezi Frederik Veseli.

Një tjetër lojtar i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti do të jetë I impenjuar si titullar këtë të martë në duelin që skuadra e tij Atalanta ka ndaj Venecias në shtëpi, një duel jo shumë i vështirë në letër që mund ti lejoje bergamaskëve të vazhdojnë serine e rezultateve pozitive për të blinduar vendin e 4 në klasifikim e për të kërcënuar ekipet që ka mbi vete.

Advertisement

Të mërkurën radhën për të zbritur ne fushë e kanë Inter, Milan dhe Napoli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy