Sonte në Tring/ Zbresin në fushë Bayern, Juventus dhe Barcelona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte në Tring/ Zbresin në fushë Bayern, Juventus dhe Barcelona

Edhe kjo e mërkurë rezervon të tjera ndeshje të bukura në Champions League  ku vëmendje merr sfida Manchester United-Atalanta.

 

Djajtë e kuq të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo do të tentojnë vendin e parë në grup, por fillimisht duhet të kalojnë murin italian, që nuk duket aspak i lehtë.

 

Advertisement

Futbollisti i kombëtares , Berat Gjimshiti  vijon të vuaj lëndimin, që mori me kuqezinjtë ndërsa përveç tij , Pessina, Toloi, Gosens dhe Hatebor janë në listën e të dëmtuarve, ndërsa anglezët të vetmen mungesë që kanë është Varan. Grupin e kompleton sfida Young Boys-Villareal .

Juventus kërkon të ruaj rezultatet pozitive edhe pse këtë herë përballë ka rusët e Zenit.

 

Eksperti Massimiliano Alegri nuk do të ketë në dispozicion Rabiot dhe Dybala, ndërsa në dyshim është De Ligt.

Advertisement

 

Nga ana tjetër Chelsea ka një ndeshje të lehtë përballë Malmos në shtëpi.

 

Blutë e Londrës bëjnë llogaritë pa Rudiger dhe Pulisic , të dëmtuar ndërsa Zijek është në dyshim.

Advertisement

 

Në grupin E , Barcelona do të luaj gjithçka këtë mbrëmje përballë Dinamo Kiev. Katalanasit nuk kanë marrë akoma pikën e parë, për këtë arsye ky duel mund të jetë vendimtar dhe për teknikun Koman apo për ecurinë e skuadrës në këtë kompeticion . Dembele , Erik Garsia dhe Pedri mbeten jashtë shërbimeve të teknikut, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion.

 

Bayern Mynihut luan për vendin e parë me Benfikën, që kërkon të suprizojë gjermanët edhe pse nuk do e këtë aspak të thjeshtë. Bavarezët nuk do të kenë në dispozicion Dejvis dhe Gorecka, ndërsa Benfika vuan Seferovic dhe Gilberto.

Advertisement

 

Edhe grupi G rezervon ndeshje interesante ku Lilë dhe Sevija kërkojnë fitoren e parë, ndërsa  Salsburg pret Ëolsburgun në shtëpi për të blinduar vendin e parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy