Magjia e Champions kthehet në Tring/ Sonte spikat supersfida Barcelona vs Bayern

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Magjia e Champions kthehet në Tring/ Sonte spikat supersfida Barcelona vs Bayern

Sot në mbrëmje rikthehet magjia dhe spektakli i garantuar në “Tring” me ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League.

 

Ky kompeticion premton emocione deri në fërshëllimën e fundit, kur në fushë zbresin emra të mëdhenj me futbollistë të nivelit botëror. Spikat supersfida mes Barcelonës dhe Bayern Mynihut me duelin e parë që do të luhet në Camp Nou.

 

Advertisement

Nëse do t’i referohemi statistikave dy skuadrat janë përballur 9 herë më njëra-tjetrën, nga të cilat 6 janë mbyllur në favor të gjermanëve, 2 për spanjollët dhe vetëm një barazim. Kuman nuk ka çfarë të humbasë dhe në rast dështimi, detyra e tij në krye të pankinës do të rrezikohej jo pak.

 

Lajme të këqija vijnë nga infermieria e Barcelonës, pasi Breithuejt, ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë 3 ose 4 muaj, ndërsa Ansu Fati, Dembele dhe Aguero nuk janë akoma gati.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Bayern vjen me një mungesë të sigurt si Tolisso, ndërsa në dyshim janë Gnabri dhe Koman. Grupin e kompleton sfida tjeter Dinamo Kiev-Benfika.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy