Lojtarët e PSG-së u mposhtën mbrëmë nga Barcelona (3-2) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampionët francez po humbisnin 1:0, por arritën ta kthejnë në pjesën e dytë 2-1. Megjithatë, në fund të ndeshjes, mysafirët u kundërpërgjigjën, shënuan edhe dy gola të tjerë dhe në fund fituan.

“Rezultati është një zhgënjim i madh për ne. Është turp sepse mendoj se e nisëm ndeshjen siç duhet dhe me humor të mirë. Fatkeqësisht pësuam një gol. Pjesa e dytë filloi në mënyrën më të mirë, arritëm ta kthenim situatën dhe ishim më të mirë, por papritmas pësuam golin e dytë. Krijuam disa raste, megjithatë nuk shënuam… Është turp”, tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique pas humbjes.

Ndeshja e kthimit luhet të martën në Barcelonë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";