Luis Enrique i mbyll derën yjeve të PSG, Mbappe, Neymar dhe Verrati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luis Enrique i mbyll derën yjeve të PSG, Mbappe, Neymar dhe Verrati

Luis Enrike me dorë të hekurt tek PSG. Tekniku spanjoll ka guxuar të përjashtoje nga planet e tij as më pak e as më shumë por yjet e ekipit. Bëhet fjalë për emra si Kilian Mbape, Neymar dhe Verrati.

 

Këta futbollistë nuk janë grumbulluyar fare nga Luis Enrike në prag të ndeshjes se parë sezonale në kampionatin francez që PSG do të luajë kundër Lorient sot në mbrëmje.

 

Advertisement

“Vendimet e mia do ta bëjnë të qartë se cili është mendimi im për këtë çështje ”, tha trajneri spanjoll ditën e premte në konferencën për shtyp  kur u pyet mbi situatën e merkatos për Neymar dhe Verratin si dhe cështjen Mbappe i cili ka një përplasje tashmë të hapur me klubin.

 

E duket qartë tashmë teksa është zbardhur lista e lojtarëve të grumbuluar për duelin ndaj Lorient, se cili është vendimi i Luis Enrike për tre yjet Parisit të cilët I rëndojnjë shumë xhepave të klubit me paga vjetore marramendese.

 

Advertisement

Për Neymarin në fakt ka dalë në skenë një rikthim I mundshëm tek Barcelona ose transferimi tek Chelsea në Angli, ndërsa Verrati ka opsion kryesor Arabinë Saudite.

 

Shumë më ndryshe cështja Mbappe. Klubi insiston që ai të largohet këtë sezon verior në mënyrë që të fitojë nga 150-2000 mln prej kartonit të tij, ndërsa Mbappe këmbëngul të qëndroje, në mënyrë që të largohet me parametër zero sezonin e ardhshëm, me shumë gjasa tek Real Madrid.

 

Advertisement

Më heret nga kampionet e francres ishte larguar edhe Leo Messi, një tjetër emer big, ndërsa blerjet më të rëndësishme janë Osman Dembele marko Asensio dhe Shkriniar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy