Lazion e nderon “magjia” e Luis Albertos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lazion e nderon “magjia” e Luis Albertos

Një magji e Luis Albertos i ka mjaftuar Lacios që të marrë një fitore të çmuar, që e mban totalisht në lojë për zonën Champions në kampionatin Italian.

 

Në duelin e luajtur në Olimpiko dhe transmetuar në Tring, të zotët e shtëpisë vuajtën më shumë sesa pritej kundër Sanpdorias, që është gjithnjë e më tepër me shpresa të venitura, për të qëndruar në mesin e më të mirëve të futbollit italian.

 

Advertisement

Ndonëse dominuan pjesën e parë lacialet, krijuan vetëm disa raste sporadike për gol, edhe ato të pashfrytëzuara, sikurse ishte fundi i kësaj pjesë 41 kur Pedro dhe Felipe Anderson dhe Imobile nuk mposhtën dot Auderon.

 

Pak a shumë e njëjta pamje edhe në pjesën ë dytë. Marusiç gaboi fillimisht dhe pastaj Felipe Anderson u ndal sërish nga portieri mik. Kjo situatë, të paktën deri në minutën e 80, kur spanjolli Luiz Alberto shënoi një gol shumë të bukur.

 

Advertisement

Tanimë Lazio është në vendin e katërt me 45 pikë, dy më pak sesa dyshja Milan-Inter. Sot është radha e Romës, që luan për pikë jetikë në garën për Championsin kundër Cremoneses në transfertë, ndërsa një tjeter sfidë që transmetohet në Tring është derbi Juventus-Torino.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy