Përshkrimi epik i Luis Enrikes: Futbolli pa publik i trishtë, si të kërcësh me motrën tënde

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përshkrimi epik i Luis Enrikes: Futbolli pa publik i trishtë, si të kërcësh me motrën tënde

Kthimi i futbollit po entuziazmon të gjithë në botën, por më pak fakti se po luhet në stadiume të boshatisura.

Ndeshjet e kampionateve të mëdha kanë një shije tjetër kur shihen pa entuziazmin e tifozëve dhe kjo u kuptua më qartësisht nga sfidat e Bundesligës, të cilat i kanë bërë përshtypje edhe trajnerit të Spanjës, Luis Enrike.

Ky i fundit nuk ka rezistuar dhe ka bërë një batutë epike që do të kujtohet gjatë edhe pas kësaj pandemie që ka pushtuar gjithë botën. “Kam parë imazhet e Bundesligës, vërtetë të çuditshme.

Dëgjohen edhe fyerjet në fushë, humbet intimiteti. Futbolli pa tifozë është i trishtë, si të kërcesh me motrën tënde”, tha ai.

Advertisement

“Megjithatë, duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për një biznes që gjeneron shumë para dhe përtej spektaklit të ofruar që është ndryshe, gjithsesi mund të ndihmojë për të kaluar këtë izolim.

Rreziqet? Unë nuk kam frikë. Kam frikë vetëm për më pleqtë që dua dhe ata që mund të vujanë për shkak të sëmundjes. Personalisht nuk kam frikë.

Që tani e tutje, kur të ftohemi, do të duhet të mbajmë një maskë. Do ta pranojmë të gjithë, jam i sigurt se si lojtar, do të kisha dashur edhe unë të kthehesha në fushë”, pranoi Luis Enrike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy