Ilirjan Tasellari, parashutisti i cili po bën xhiron e rrjetit pasi u publikua video duke bërë sërf mbi Liqenin e Pogradecit, ishte i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatorja Prifti rreth videos që po bën xhiron e rrjetit Tasellari, tha se ajo ishte një ditë mjaft e bukur, por edhe rrjetet sociale ndikuan shumë në përhapjen e kësaj eksperience.

Ai tregoi se për herë të parë me këtë sport është njohur në Itali.

“Unë kam hyrë në botën e sërfit që para 25 vjetësh, hyra në kontakt dhe mësova”, tha Tasellari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tregoi se pas kthimit në Shqipëri, vendosi ta praktikojë këtë sport dhe në Liqenin e Pogradecit. Por sipas tij të bësh sërf në Liqen është një sport i vështirë, pasi era mbi liqen fryn vetëm në ditët e ftohta, ndërsa deti është më i përshtatshëm.

/Vizionplus.tv/