Humbi djalin në aksident me motor, Sabina rrëfen në “Vizioni i Pasdites” dhimbjen e madhe: E gjeta me buzëqeshje në fytyrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi djalin në aksident me motor, Sabina rrëfen në “Vizioni i Pasdites” dhimbjen e madhe: E gjeta me buzëqeshje në fytyrë

Shpejtësia tej normave të lejuara, pakujdesia apo dhe fati i keq shpesh janë kthyer në tragjedi për shumë familje shqiptare të cilat kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.

 

“Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka sjellë këtë të mërkurë rrëfimin e dhimbshëm të Sabina Karisik Hasanaj, e cila humbi djalin e saj Emirin në “lulen” e rinisë, në një aksident me motor.

 

Advertisement

Hasanaj ka treguar për publikun e Vizion Plus se djali i saj Emiri ishte vetëm 22 vjeç kur u largua nga kjo jetë.

 

Nëna e Emirit tregoi se prej 3 vitesh i duhet të jetojë me dhimbjen por dhe me kujtimet e bukura që Emiri ka lënë pas.

 

Advertisement

Ajo tregoi se ditën e ngjarjes ashtu si çdo nënë kishte merakun e djalit, por në asnjë moment nuk e kishte menduar se djali i saj do të kishte humbur jetën ën atë aksident.

 

Ndërsa tregoi se kur e pa në spital në fytyrën e Emirit kishte nëj buzëqeshje dhe asnjë lëndim në trup, e cila tashmë i ka mbetur në kujtesë në çdo moment.

 

Advertisement

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifti: Dhimbja nuk kalon asnjëherë, si kanë qenë këto 3 vite?

 

Advertisement

Sabina Karisik Hasanaj: Kjo dhimbje kurrë nuk harrohet, mendoj se ai jeton me ne, edhe pse nuk ëhstë me mua, ai është gjithmonë pranë meje, në mendimin tim.

 

Brikena Prifti: E kishit frikë?

 

Advertisement

Sabina Karisik Hasanaj: Ai ka ptaur dëshirën me makina me motor. Në një moment kam menduar që e ka harruar motorin, sepse i fliznin zakonisht. Pasi mori patentën e makinës, mendova se e harroi motorrin. Ai gjithmonë e ka patur gjithmonë dashurinë për motorrin. Prapë po them se nuk e ka fajin as motorri, por Zoti e ka dashur ashtu, më shumë se ne.

 

Brikena Prifti: Si e kujtoni atë natë?

 

Advertisement

Sabina Karisik Hasanaj: Ka qenë ditë e shtunë, edhe unë e kam patur pushim, edhe ka patur pushim, shpesh vinte në Shqipëri me motor. Ai ka qenë i kompletuar edhe me lejen, edhe me rrobat e motorristave, i ka marrë për sigurinë e vet, as sot e kësaj dite se kuptojmë çfarë ndodhi atë ditën e aksidentit. Ai nuk ka qenë i pakujdesshëm. Ai e donte shumë motorrin, edhe nëse sdonte veten donte shumë motorin. Kur kam parë që kujdeset edhe në rrugë më ka ikur pak frika, por çdo nënë ka frikë për fëmijën kur del jashtë shtëpisë. Atë ditë kamë shkaur em vajzën në Ferizaj me shtëtit se ishet ditë e shtunë, por për çudi ne asnjëherë nuk shkojmë në Ferizaj për shëtitje se kemi në Prishtinë dyqane. Jam takaur me Emrin në garazh i kam thënë a po vjen me ne, ai tha jo po pushoj, ai ka qenë moment ii fundit që e kam parë. Kemi qenë në Ferizaj dhe u kthyem pasi nuk po ndihesha mirë. Jemi kthyer. Atë ditë kam patur për të shkuar edhe në punë. Sa u shtriva, se mbaj mend kush më mori në telefon që shko merre babin se Emiri ka bërë aksident me motor. Nuk e mbaj mend as si jam vesh as si kam shkaur, kam menduar vetëm që ka bërë aksident është plagos, nuk më shkonte në mendje se e ka humbur jetën. Me bashkëshortin u nisëm menjëherë, nuk e di se si kemi mbërritur në Ferizaj. Atë ditë kemi shkaur rrugës së vjetër dhe kemi parë se mos hasim për vendin e aksidentit, por nuk e menduam që ishet dhe rruga tjetër. Kur mbërritëm te spitali në Ferizaj kam parë disa djem në oborr, nuk e dija nëse ishin shokët e Mirit, kur i pyeta më thanë jo, pasi nuk mundeshin të flisnin. Unë mendova se ai është gjallë, por për fat të keq Emirin e kam gjet me buzëqeshje në fytyrë dhe në ato momente nuk e mendoja dot që nuk ishte gjallë. Nuk e di çfarë ka ndodhur më andej, se si jemi kthyer, atë moment nuk mundem ta harroj. Ajo ishte një ditë e vështirë dhe çdo ditë është me ne ajo ditë. Por praë njeriu dit të vazhdojë jetën. Por di që ai ka patur gjithmonë dëshirë me më pa të fortë, të qeshur.

/Vizionplus.tv/

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy