Rikthehet “Vizioni i Pasdites”/ Emisioni do të moderohet nga Brikena Prifti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet “Vizioni i Pasdites”/ Emisioni do të moderohet nga Brikena Prifti

“Vizioni i pasdites” rikthehet nga kjo e hënë në ekranin e Vizion Plus, për të plotësuar pasditet tuaja.

 

Me një format të ri, ky sezon vjen nën drejtimin e moderatores Brikena Prifti, e cila del nga korniza e edicioneve informative. Për të kjo eksperiencë sa e veçantë, aq edhe sfiduese.

 

Advertisement

BRIKENA PRIFTI

 

MODERATORE

 

Advertisement

Unë e konsideroj si një faqe të re në karrierën time. E kam menduar gjithmonë veten përtej studiove të lajmeve, në një format i cili do të shërbente në mirëinformimin e publikut dhe do të kemi mundësi të shkojmë më afër me shikuesin dhe ky ka qenë synimi im. Vizioni i Pasdites më është dukur gjithmonë një format, i cili i ka rezistuar viteve. Ka tashmë edhe shikuesit besnik, por ne shpresojmë që t’i shtojmë edhe shikues të tjerë.

 

Një transmetim live, pasditja e shqiptarëve do të jetë dritarja e informimit mbi ngjarjet e aktualitetit, historitë njerëzore me lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Por nuk do të mungojë argëtimi me të ftuar dhe protagonistë nga jeta e përditshme apo bota e spektaklit.

 

Advertisement

BRIKENA PRIFTI

 

MODERATORE

 

Advertisement

Ne kemi menduar që ta sjellim më të plotësuar, nga pikëpamja tematike. Kemi menduar, që përtej personazheve të dashur apo fenomeneve të cilët do trajtohen nëpërmjet gazetarëve  në terren, apo historive që do të jenë njerëzore, të trajtojmë edhe ngjarjet e aktualitetit. Kemi menduar që të mos jetë vetëm një format argëtues i pasdites, që do të mbetet edhe i tillë, por do të ketë njëkohësisht edhe një formë për të shkuar më afër tek shikuesit dhe njëkohësisht për të patur mundësinë që tu shërbejmë atyre në një formë.

 

Për të mos humbur surprizat, po edhe risitë “Vizioni i pasdites” ju lë takim çdo ditë nga e hëna në të premte në orën  17.50, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy