Lorik Cana mund të marrë një post të rëndësishëm në futboll. Sipas medias zvicerane “Le Matin”, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë mund të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lozanës.

Me largimin e Pablo Iglesiasit nga kjo detyrë javën e kaluar, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares së Shqipërisë shihet si kandidati kryesor për të marrë detyrën e drejtorit sportiv në klubin që kryeson kategorinë e dytë të futbollit në Zvicër.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”./panorama sport

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";