Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet liga “Junior NBA”. Pasditen e së hënës në parkun olimpik “Feti Borova” u mbajt shorteu i kampionatit “U14” për djem.
Në kuadër të 100 vjetorit Shqipëri –Amerikë si dhe pjesë e programit të diplomacisë sportive në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorja e ambasadës amerikane në Tiranë, Juri Kim, si dhe dy ish-basketbollistë të mirënjohur të NBA si Sam Perkinis dhe Kirby Burkholder.
YURI KIM
AMBASADORE E SHBA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Jam e lumtur që në Shqipëri do të zhvillohet për herë të parë liga e “Junior NBA”, shumë të rinj këtu e pëlqejnë basketbollin dhe kjo është një mundësi mjaft e mirë për ta. Shqipëria tani është në familjen e NBA e cila përfshin 100 liga në Europë dhe në Lindjen e Mesme. I uroj shumë suksese ekipeve në garat që do të zhvillojnë.”
Ish-basketbollisti i njohur amerikan Perkinis vlerësoi faktin që edhe Shqipëria u bë pjesë e kësaj lige.
“Ndihem i lumtur që jam këtu sot ,do doja t’ju thoja këtyre lojtarëve të vegjël që është një eksperiencë unike dhe nuk do ta harrojnë kurrë. Unë nuk do e ndërroja kurrë me 1000 jetë lojën e basketbollit e dashuroj dhe më ka dhënë vërtet shumë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Mbi 450 lojtarë e 30 ekipe do të përfshihen në këtë kampionat, ku do të zhvillohen 120 ndeshje. Shumë të rinj të pranishëm në shkallët e parkut olimpik u shprehën entuziast, që më në fund do të prekin kampionatin e “NBA” .
Gjatë gjithë kësaj jave ekipet do të zhvillojnë ndeshjet e tyre me kundërshtarët, të cilët i njohën gjatë shorteut.
