Sivasspor nuk bën dot pa Rei Manajn. Menjëherë pasi u rikthye në fushë nga dëmtimi që e mbajti edhe larg kombëtares shqiptare, sulmuesi lushnjar u bë protagonist i madh në superligën turke. Manaj shënoi dy gola në fitoren e rëndësishme 3 me 2.

Sivasspor mori në shtëpi kundër Hatajspor. Fillimisht zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje me kokë në zhvillimet e një goditje nga këndi në fundin e pjesës së parë. Mirëpo miqtë përmbysen gjithçka dhe kaluan në avantazh 2 me 1 në pjesën në dytë. Për të rivendosur ekuilibrat mendoi edhe një herë tjetër sulmuesi shqiptar, këtë herë duke dërguar në rrjete një goditje nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 73.

Gjashtë minuta më vonë Sivasspor shënoi edhe golin e tretë për të siguruar një fitore të çmuar, e cila e çon skuadrën e  Manajn në vendin e  dhjetë në renditje me 11 pikë. Për sulmuesin 27-vjeçar,  janë tre golat e shënuar deri më tani në kampionat ne 6 gjashtë ndeshje të luajtura, sinjal pozitiv edhe për kombëtaren duke qenë se pas një muaji janë dy sfidat e rëndësishme të Ligës së Kombeve në Tiranë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";