Rey Manaj i pandalshëm në Turqi, sulmuesi i jep fitoren Sivasporit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rey Manaj i pandalshëm në Turqi, sulmuesi i jep fitoren Sivasporit

Pavarësisht përvojës jo brilante me kombëtaren në miqësoret e muajit mars, Rey Manaj u rikthye ne ritmin e tij të zakonshëm në superligën turke me gola të rëndësishëm që e mbajnë në listën e golashënuesve më të mirë në këtë kampionat.

Sulmuesi lushnjar ishte protagonist i madh i Sivaspor në duelin e javës së 31. Skuadra e tij fitoi 1 me 0 kundër Faith Karagumruk dhe golin vendimtar e shënoi pikërisht ai, Manaj, në minutën e 89.

Ishte një krosim nga e majta e sulmit të skuadrës vendasve dhe bomber kuqezi, pasi e uli topin mirë goditi saktë me të majtën për të shënuar golin që zhbllokoi shifrat në të fundit minutë të kohës së rregullt. Goli jetik në fakt sepse Sivasporti kishte vuajtur shumë në pjesën ë dytë kundër Fastih Karagumruk. N

ë shtese, konkretisht në minutën e 96 Manaj pati një rast të artë edhe për të shënuar golin e dytë, por goditja e tij u devijua nga portieri mik. Megjithatë realizimi i sulmuesit shqiptar i mjaftoi Sivasportit të kthehej tek fitorja pas dy humbjesh radhazi, duke u pozicionuar në vendin e 10 në renditje.

Advertisement

Ndërsa Rey Manaj u ngjit në kuotën e 16 golave në kampionat, pas Xhekos dhe Ikardit që kanë shënuar secili nga 19 dhe 18 gola. Ndërkohe në total në të gjitha kompeticionet 27-vjeçari nga Lushnja ka shënuar deri tani 20 gola në Turqi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy