Ka qenë një sekret i hapur prej muajsh dhe tani është zyrtare: Savinho është një lojtar i ri i Manchester Cityt. Anësori 20-vjeçar brazilian do të jetë pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, deri më 30 qershor 2029. Futbollisti do të veshë fanellën me numrin 26 dhe do të prezantohet më 4 gusht.

Savinho luajti sezonin e kaluar për Girona si huazim nga skuadra franceze Troyes dhe ishte një nga sensacionet e skuadrës surprizë të La Ligës. Tarifa e transferimit është 25 milionë euro plus 12 milionë të tjera për objektivat. Kontributi i tij, me 9 gola në 37 ndeshje në kompeticionin vendas, ishte kyç për kualifikimin e ekipit të Míchel në Champions League për herë të parë në historinë e tyre.

Lojtari brazilian, i cili luajti në Copa America, bëhet nënshkrimi i parë për kampionët në fuqi të Premier League. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";