Champions në Tring/ Sot gjysmëfinalja e parë Real Madrid vs Manchester City

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions në Tring/ Sot gjysmëfinalja e parë Real Madrid vs Manchester City

Champions League rrëmben vëmendjen kontinentale sot dhe neser në mbrëmje me dy duelet e parë spektakolare të gjysëmfinaleve.

 

Sonte emocionet do te përqëndrohen tek përballa e madhe e Bernabeut, mes rekordmenëve të Europes Real Madrid dhe Manchester City, i Pep Guardioles, bukuria e Europes.

 

Advertisement

Nga njeri krah spanjollet, klub i tradites që edhe duke mos qënë më të mirë në kualitet dhe organike janë, gjithnjë të rrezikshëm dhe të paraprashikueshëm.

 

Kështu ndodhi edhe në edicionin e kaluar kur gjysmëfinala ishte pikërisht kjo, e njëjta e këtij edicioni. Vjet Manchester City luajti shumë më mirë në të dyja takimet, por në fund diferencen e bëri eksperienca e Los Blancos. Anceloti që vjen pas fitimit të kupës së mbretit ka ndonjë dileme vetëm në mbrojtje ku mungon I skualifikuari Militao.

 

Advertisement

Ndërsa në mesfushë duhet të luajë Kamavinga . Modric con në stol Cuamenin.Në krahun tjetër Pep Guardiola I ka shumë të qartë idete. Nuk ka të dëmtuar apo të pezulluar të rëndësishëm, ndaj formacioni me siguri do të jetë ai që nxorri jashtë Bajernin.

 

Qytetareve I ka mbetur vetëm Championsi për të dominuar edhe Europen pasi e realizuan këtë gjë në Angli gjatë këtyre viteve. Në raport me edicionin e kaluar skuadra në organike një makineri goli si Haland autor i 12 golave në 8 takime në champions, 35 në kampion dhe 4 në kupat e tjera. Supersfida do të transmetohet në Tring ne orën 21:00

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy