Është zyrtare: Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui janë bërë lojtarë të Manchester United. Fundi i një telenovele që zgjat prej shumë muajsh. De Ligt, i cili nuk ka mundur të ketë sukses në radhët e Bayernit apo Juventusit, shpreson ta bëjë këtë në Old Trafford.
Erik ten Hag, i cili i kishte të dy nën komandën e tij te Ajax, e ka parë kështu mbrojtjen e tij të forcuar dhe madje mund të jetë gati për ndeshjen me të cilën fillon Premier League 2024-25, të premten kundër Fulham.
Manchester United pagoi 70 milionë euro në total për De Ligt (24 vjeç) dhe për Mazraoui, respektivisht 45 milionë euro fikse plus 5 bonuse për mbrojtësin holandez dhe 15 milionë euro fikse plus 5 bonuse për mbrojtësin maroken. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
