ZYRTARE/ Ronaldo do të riveshë fanellën e Manchester United

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZYRTARE/ Ronaldo do të riveshë fanellën e Manchester United

Tashmë është zyrtare. Cristiano Ronaldo do të riveshë fanellën e Manchester Uniteed. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e klubit anglez, duke theksuar se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për të rimarrë shërbimet e yllit portugez.

 

Më herët u duk se do të ishte një betejë mes dy skuadrave të Manchesterit, por The Citizens u tërhoqën pasi nuk mund të përmbushnin kërkesat e Juventusit dhe vetë lojtarit. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” kërkoi vetë largimin nga “Bardhezinjtë”.

 

Advertisement

Ndonëse ishte golashënuesi më i mirë, Ronaldo mesa duket i zhgënjyer më së shumti nga sezoni i fundit ku nuk fitoi asgjë me klubin e madh italian, zgjodhin rrugën e largimit duke lënë pas shenjën e 101 golave në 134 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”, aty ku fitoi dy kampionate.

 

Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo vendosi të rikthehet aty ku ai u bë i famshëm, në “Old Traford”. Portugezi është ende i uritur për të fituar trofe me “Djajtë e Kuq”, klub me të cilin koleksionoi 3 kampionate, 1 Champions League, 1 FA Cup, 2 Carling Cup dhe Topin e Artë.

 

Advertisement

Gjithashtu shënoi 118 gola në 292 ndeshje dhe tashmë ky kapitull rihapet sërish. Manchester United do të ofrojë 20 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij, ndërsa vetë Ronaldo do të përfitojë 25 mln euro në sezon, plus bonuse për dy vite kontratë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy