Derbi në San Siro përfundoi me fitoren e Milan 3 -2 ndaj Inter. Ndeshja dhuroi shumë gola dhe emocione. Ishin djemtë e Inzagit ata që kaluan në avantazh të parët në minutën e 21 me anë të Brozovic. Mirëpo pas 7 minutave vendasve ju dhurua një top nga mesfusha dhe Leao nuk zhgënjeu, duke barazuar rezultatin.

 

Nëe fraksionin e dytë Milanezët u kthyen më të qartë në fushën e lojës dhe këtë e vertetoi më së miri Zhiru ,i cili realizoi golin e avantazhit neë minutën e 54, duke ndezur atmosferën në San Siro. 4 minuta më vonë Laeo shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje duke vulosur kështu fitoren. Interi do të kundërpërgjigjej me një gol të Edin Dezkos në minutën e 67 por ky gol nuk i shërbeu për asgjë Zikalterve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Milanin në derbin ndaj Interit në kapionat, pas asaj 2 me 1 të fituar por me përmbysje në 5 shkurtin e kaluar. Kuqezinjtë kishin që në vitin 2011 që nuk arritën dicka të tillë. Tashmë fitorja e ngjit atë në krye të tabelës me kuotën e 11 pikeve, ndërsa Inter renditet në vendin e 5 me 9 pikë.

 

Kjo perballje u transmetua ekskluzivisht në Tring.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";