Milan blindon zonën Champions, fiton në Parma me 10 lojtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan blindon zonën Champions, fiton në Parma me 10 lojtarë

Milan mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Parmës në javën e 30 të kampionatit italian.

Kuqezinjtë blinduan vendin e dytë dhe u ngjitën në 63 pikë, 4 më shumë sesa Juventus dhe 8 më pak sesa Interi kryesues.

Skuadra e Piolit dominoi pjesen e parë duke shënuar fillimisht me Rebic ne minuten e 8 dhe Kessie ne minuten e 44.

Mirepo ne pjesen e dyte Milan ia perkeqesoi punet vetes ne minuten e 60 kur gjyqtari nxorri me karton te kuq Ibrahimovic per fyerje ndonese sulmuesi suedez i ka rrefyer trajnerit Pioli se nuk e ka bere nje gje te tille.

Advertisement

6 minuta më vonë, Parma shënon golin qe hap ndeshjen me ane te Gagliolo. Vendasit nisin ofensiven duke qene me nje lojtar me shume mirepo nuk krijojne dot raste te pastra. Jo vetem kaq por kuqezinjte ne nje kundersulm ne minuten e 94 shenojne golin  e trete me ane te Leao.

Fitore jetike per zonen champions e tani Milan pret me qetesi ndeshjet e rivaleve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy