Milan fitoi pastër ndaj Bolognas me rezultatin 2 me 0. Pas barazimit me Atalantën  kuqezinjtë u kthyen tek suksesi.

 

Që nga minuta e parë e ndeshjes të besuarit e trajnerit Stefano Pioli dominuan lojën duke dhuruar emocione tek tifozët që ishin të pranishëm në San Siro. Duhej minuta e 21 që vendasit të zhbllokonin rezultatin me anë të Leao pas një asisi të De Ketelaere.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rastet për  Milanin nuk munguan asnjë moment, por pjesa e parë u mbyll  në 1 me 0. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë  ia dolën të dyfishonin rezultatin me një perlë të Giroud në minutën e 58, një supergol që solli entuziazmin  në San Siro.

 

Bologna reagoi dobët duke i lënë shumë hapësira vendasve për të qarkulluar topin dhe për të dominuar lojën. Belgu Charles De Ketelaere shkëlqeu në fushë gjatë gjithë ndeshjes. 19-vjeçari ishte blerja e re e kuqezinjve, i cili ka kushtuar plot 32 milionë euro .Pas këtij suksesi Milan kryeson përkohësisht me 7 pikë .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në sfidën tjetër Juventus zhgënjeu përsëri. Këtë herë përball Romës duke e mbyllur ndeshjen në barazim 1 me 1.

 

Zonja e Vjetër kaloi në avantazh që në minutën e dytë të ndeshjes me një gol të  bukur  të  Vlahovic nga një goditje dënimi. Rezultati u dyfishua në minutën e 25, por VAR anuloi golin e Locatellit, për shkak se më herët Vlahovic Prekyu topin me dorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fraksionin e dytë Roma e nisi me vrull ,u përgjigj shpejt duke barazuar rezultatin në minutën e 69` me anë të Abraham. Skuadrat ishin në barabarta në lojë dhe nuk i lanë hapësira njëra tjetrës për shënim deri në fund të ndeshjes. Ky rezultat mban Romën e Mournihios në vendin e 4 me 7 pikë, ndërsa Zonja e Vjetër ndodhet në kuotën e 5 pikëve.