Milani ka lënë përfundimisht pas krahëve krizën e rëndë të lojës dhe rezultateve, duke dëshmuar edhe ndaj Atalantës, se gjithçka ndodhi është vetëm një makth i së kaluarës.

 

Kuqezinjtë dominuan gjerësisht bergamaskët e Berat Gjimshitit në supersfidën e javës së 24 të kampionatit italian të transmetuar në Tring.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javë perfekte për skuadrën e Piolit, e cila jo vetëm mori fitoren e 4 radhazi, Champions përfshirë aty, kapi Interin në vendin e dytë, nxori thuajse jashtë garës Champions një rival direkt si Atalanta dhe jo vetëm…

 

Shijoi në maksimum kthimin e dy liderëve, pas muajsh mungesë Menjon dhe Ibrahimoviç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pari ishte tërësisht spektator në del në “San Siro” që pa Milanin të humbte raste flagrante për shënim sidomos me Zhiru.

 

U desh një super gjuajtje nga distanca e Teo Hgerandez devijuar nga i pafati Muso, që sfida të zhbllokohej në pjesën e parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miqtë, asnjëherë të rrezikshëm u dorëzuan para kohe dhe iu dorezuan agresivitetit dhe cilësive së kuqezinjve, të cilët gabuan raste të pabesueshme në të dytën me Leaon, Zhiru dhe Mesias.

 

Megjithatë, në fund ishte pikërisht braziliani që finalizoi më në fund saktësisht një pasim të yllit portugez.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me një skuadër më të plotë, me besimin dhe energjitë e rigjetur, Milani është edhe më i qetë në mbajtjen e zonës Champions, dhe ka më tepër optimizëm për të luajtur fort biletën e kualifikimit për në çerekfinale ndaj Tottenham.