Milanit nuk i mjafton dominimi, Napoli ndëshkon “San Siron” dhe mban kreun me Atalantën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milanit nuk i mjafton dominimi, Napoli ndëshkon “San Siron” dhe mban kreun me Atalantën

Nuk kishte ndodhur kurrë që prej vitit 1955 që tre skuadrat më të mëdha të futbollit Italian të mundeshin të gjitha në të njëjtën javë të kampionatit.

 

Ka ndodhur të dielen në sfidat e javës së 7. Pas Interit që u mposht nga Udinese, dhe Juventusit që u dorëzua nga Monzës, ishte radha e Milanit që të shijonte humbjen e parë pas 22 ndeshjes radhazi pa rezultat negative.

 

Advertisement

Kuqezinjte u mposhten 2 me 1 në San Siro nga Napoli në duelin më të fortë të javës në serinë A, pas një ndeshje spektakolare.

 

Milan dominoi ndeshjen,krijoi raste dhe goditi shtyllen, nuk e lejoi kundërshtarin të godiste thuajse asnjëherë portën rrezikshëm me përjashtim të episodeve të golit, mirëpo asgjë nga këto nuk mjaftoi që skuadra e Piolit të merrte pikë.

 

Advertisement

Pas një pjese të parë ku vendasit humbën raste të mira me Zhiru dhe Krunic, ishin miqtë që iu falën një episodi në zonën e Milanit, ku Dest nderhyri gabuar ndaj Kvaratshkelias, cka e detyroi gjyqtarin që të jepte penallti.

 

Nga pika e bardhe Menjo nuk arriti të neutralizojë gjuatjen jo perfekte te Politanos.

 

Advertisement

Mirëpo reagimi I Milanit ishte I shpejte dhe I forte, teksa përmes një aksioni spektakolar me de Ketelar dhe Hernandez, barazoi shifrat falë francezit Zhiru. E në momentin kur Milan po sulmonte me intensitet për fitoren, goditet nga një gjuatje me kokë e Simeones.

 

Kuqezinjte u hodhen të gjithë në sulm dhe godsiten shtyllën në një rast flagrant të Kalulu por pa barazuar dot  shifrat. Napoli feston dhe ndan vendin e parë me Atalanten me 17 pikë, 3 më shumë sesa kuqezinjte.

 

Advertisement

Bergamaskët  identik si Napoli, vuajtën shumë dominimin e Romës në Olimpiko por fituan 1 me 0 falë nje goli të Skalvinit.

 

 

Ndërsa Roma që humbi disa raste me Abraham u nervozua për një penallti që nuk iu dha, cka solli edhe ndeshkimin me të kuq të Murinjos. Të gjitha duelet e të dieles në Serinë A u transmetuan në Tring,.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy