Nis sot në TRING spektakli i Serie A; të gjithë në ndjekje të Milanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis sot në TRING spektakli i Serie A; të gjithë në ndjekje të Milanit

Kampionatin Italian nis sot rrugëtimin për sezonin e ri 2022-2023. Shqiptarët për të dytin sezon radhazi do të kenë mundësi të shijojnë emocionet e kampionatit të tyre më të dashur përmes platformës Tring e cila I mbulon të gjitha takimet javë pas jave, ndërsa të shtunave të dieleva emocionet e prag ndeshjeve dhe  post sfidat shoqërohen me analiza të detajuara në studio me të ftuar të shumtë.

 

Shqiptarët në pjesën ë tyre dërrmuese janë tifoze  të ekipeve të njohura italiane si Milan, Juventus, Inter e deri tek Roma, Lazion dhe Fiorentina.

 

Advertisement

Mirëpo vec lidhjes së ngushtë të shqiptarëve me futbollin Italian, një arsye më shumë për të qënë gjatë gjith2ë sezonit të lidhur me Serine A dhe platformen Tring është edhe prania e konsiderueshme e lojtarëve shqiptarë në sallonin e më të mirëve të futbollit në këtë vend. Berat Gjimshti, Elseid Hysaj, Nedim Bajrami, Etrit Berisha e deri tek ylli në rritje kristjan Asllani ( I sapo transferuar tek Inter? Janë një pjesqë e kolonisë së shqiptarëve që shtojnë  vëmendjen për Serinë A.

 

Spektakli nis pasditen e kësaj të shtune në oprën 18 e 30 me duelin Milan-Udinese. Kuqezinjte janë kampionet në fuqi të Italisë dhe mbeten për këtë fakt skuadra për tu mundur.

 

Advertisement

Ky edicion, të paktën në leter pritet të jetë shumë më I fortë pasi Juventus është përforcuar ndjeshëm sidomod në yllin e mesfushës Pol pogba dhe veteranin di Maria, e thuajse në të njëjtën linjë është edhe Inter pas rikthimit të Lukakut. Roma me përforcimet e mëdha, Dybala mbi të tjeret,  është vetëofruar si kandidate për titullin ose të paktën për zonën champions, e më pas vijnë Atalanta, Lazio dhe Fiorentina.

 

Më garën për titull, më të fortë se kurrë në vitet e fundit, me të njëjtën vëmendje për luftën e skuadrave që shkojnë në Europë dhe të atyre që duan tëshmangin rënien nga kategorie, Serie A është gati të ndeze prozhektoret.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy