Momente paniku për mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe Elseid Hysaj dhe familjen e tij, pasi makina e tij ka marrë flakë papritur.

Shkodrani ishte së bashku me vjehrrin e tij në makinë, kur Ferrari ka shpërthyer në flakë, ndërsa bashkëshortja ishte jashtë automjetit 160 mijë eurosh. Futbollisti dhe familja e tij për disa minuta kanë qëndruar të mbyllur në makinë, pasi dyert nuk hapeshin.

Por gjithçka ka kaluar pa pasoja në njerëz dhe Hysaj dhe vjehrri i tij kanë mundur të dalin nga Ferrari, me këtë të fundit që është dëmtuar i gjithi. Për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, ka thënë shkurtimisht Hysaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe fatmirësisht për lojtarin dhe familjarët e tij s’ka probleme dhe mbrojtësi ka vazhduar normalisht stërvitjen me ekipin e Lazios. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";