Me 200 km/h, aksidenti tragjik i merr jetën DJ shqiptar në Itali, Ferrari u bë copash pas përplasjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një 40-vjeçari, shqiptar i Kosovës.

Viktima, i identifikuar si Isa Q, me profesion DJ, ka qenë duke lëvizur me një Ferrari, pasi kishte përfunduar një koncert.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari i bardhë po lëvizte me shpejtësi mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugë për shkak të lagështisë dhe është përplasur me bordurat anësore.

Makina u bë në copa, të cilat u shpërndanë gjithëandej dhe më pas shpërtheu në flakë.

Advertisement

Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy