Besiktas triumfon në Kupën e Turqisë. Klubi turk ku aktivizohen edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica, ia doli të triumfojë 3-2 në finale ndaj Trabsonzporit dhe të ngrejë lart për herë të 11-të në histori trofeun.

Në stadiumin “Ataturk” ishte Trabzonspori i Enis Bardhit që gjeti golin e avantazhit me anë të Onuachu në minutën e 13’, ndërsa Besiktas barazoi me Ghezzal në shtesën e pjesës së parë, për të shkuar me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese, me “Shqiponjat e Zeza” që gjetën golin e avantazhit me Ucan në minutën e 54-t, ndërsa fundi u bë edhe më interesant.

Ishte Pepe që shënoi golin e barazimit për Trabzonspor në minutën e 89’, por kur dukej se finalja do t’i drejtohej shtesës, Al Musrati shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca dhe i dha suksesin Besiktasit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlen të theksohet se Ernest Muçi ishte titullar te Besiktas dhe u zëvendësua vetëm në shtesë, ndërsa Rashica erdhi nga stoli për të luajtur disa minuta.