Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare mjeshtri i futbollit korçar dhe shqiptar Teodor Vaso.

Mësohet se Vaso ishte shumë aktiv, deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Teodor Vaso është një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar për faktin sepse ka fituar gjithçka për sa kohë ishte në futbollin e luajtur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga titujt kampion me Tiranën e me Partizanin, gjatë jetës së tij futbollistike mjeshtri ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe 3 me skuadrën korçare.

Korçari i njohur gjatë jetës së vet futbollistike ka pasur fatin të luajë me futbollistët më të njohur Europian të kohës përfshi këtu edhe Overat, të madhin e futbollit gjerman, pa thënë Franz Beckenbauer e emra të tjerë po kaq të njohur.

Teodor Vaso ishte pjesë e ekipit tonë kombëtar që kanë ndaluar Gjermaninë për të shkuar në finalet e Kampionatit Europian në 1967.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teodor Vaso është padyshim heroi i kësaj ndeshje, pasi trajneri Loro Boriçi do i kërkonte të luante në këtë ndeshje të papërsëritshme ashtu i dëmtuar, duke sakrifikuar për fanellën kuq e zi.

83-vjeçari ishte histori, është legjendë e futbollit korçar e atij shqiptar ndaj e për këtë ikja nga kjo jetë e Mjeshtrit ka qenë humbje e madhe për gjithë futbollin shqipfolës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjeshtra si Teodor Vaso duhet të jetojnë gjatë./vizionplus.tv