Lufta në Ukrainë vazhdon dhe shumë sportistë në këta muaj kanë mbajtur qëndrim për këtë çështje. Oleksandr Zinchenko ishte një nga të parët.

Duke folur për BBC, mbrojtësi i Arsenalit  bëri një hap më tej. Ndërsa ai theksoi se nëse Ukraina e thërret, ai do të lërë gjithçka për të luftuar.

“Unë mendoj se kjo është një përgjigje e qartë. Unë do të shkoja”, iu përgjigj ai një pyetjeje.

Zinchenko është në Angli gjatë gjithë luftës dhe merr pjesë në ndeshjet e Kombëtares së Ukrainës. Por siç theksoi ai, është e çuditshme që shokët e tij me të cilët luante në shkollë aktualisht po luftojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është e vështirë të kuptosh që kohët e fundit kemi qenë në të njëjtën shkollë, duke luajtur në shesh lojërash apo në fushën e futbollit dhe tani ata duhet të mbrojnë vendin tonë. Sinqerisht, është kaq e vështirë të pranohet, por është ajo që është. Nuk mund të dorëzohemi”, tha ai.

Sa i përket marrëdhënieve me shokët e skuadrës ruse, ai ka bërë të qartë se pas fillimit të luftës nuk ka kontakte me askënd. /vizionplus.tv