“Ngrini flamurin e bardhë”, Ukraina i përgjigjet Papa Françeskut: Nuk do t’i dorëzohemi kurrë Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ngrini flamurin e bardhë”, Ukraina i përgjigjet Papa Françeskut: Nuk do t’i dorëzohemi kurrë Rusisë

Ukraina iu kundërpërgjigj Papa Françeskut sot dhe u zotua se kurrë nuk do t’i dorëzohet Rusisë, duke reaguar ndaj një interviste që Papa dha në të cilën ai i kërkoi Kievit të kishte “guximin për të ngritur flamurin e bardhë dhe për të negociuar”.

“Flamuri ynë është i verdhë dhe blu. Për këtë flamur jetojmë, vdesim dhe triumfojmë. Nuk do të ngremë më flamuj”, u përgjigj kreu i diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba, në një mesazh të postuar në X (ish-Twitter).

“Kur bëhet fjalë për flamurin e bardhë, ne e dimë strategjinë e Vatikanit gjatë pjesës së parë të shekullit të 20-të. I bëj thirrje që të shmangë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në betejën e tyre për jetën”, shtoi ai, duke iu referuar me sa duket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, ai shprehu shpresën se Françesku do të gjente mundësinë për të vizituar Ukrainën.

Advertisement

Në një intervistë që dha për rrjetin televiziv shtetëror RTS dhe transmetuar dje, Papa Françesku, i pyetur për situatën në Ukrainë, tha se nuk duhet të “turpërohet të negociojë përpara se situata të përkeqësohet”.

“Besoj se më të fuqishmit janë ata që e shohin situatën, mendojnë për njerëzit dhe kanë guximin të ngrenë flamurin e bardhë dhe të negociojnë”, theksoi ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy