Formula e paqes nga Vatikani/ Ukraina: Nuk jemi në dijeni për misionin e Papa Françeskut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Formula e paqes nga Vatikani/ Ukraina: Nuk jemi në dijeni për misionin e Papa Françeskut

Papa Françesku ka ndarë me botën planin e Vatikanit për paqen në Ukrainë, por kjo e fundit shprehet se nuk është në dijeni për këtë mision.

 

 “Presidenti Zelensky nuk ka rënë dakord për ndonjë diskutim të tillë në emër të Ukrainës”, tha një zyrtar ukrainas pranë zyrës presidenciale për CNN. “Nëse bisedimet po ndodhin, ato po ndodhin pa dijeninë tonë apo bekimin tonë”.

 

Advertisement

Pas vizitës së tij në Hungari, Papa Françesku u tha gazetarëve se Vatikani është pjesë e një misioni për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

 

 “Misioni është në rrjedhë tani, por nuk është ende publik,” tha ai. “Kur të jetë publike, do ta zbuloj”, shtoi Papa.

 

Advertisement

Javën e kaluar, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se ai kishte diskutuar një formulë paqeje të paraqitur nga Zelensky, si dhe e ftoi Papën të vizitonte Ukrainën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy