Mbyllet ne barazim pa gola ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Gjerorgjisë e luajtur në “Air Albania”.

Tre ditë pas miqësores me Spanjën, kombëtarja nuk arriti të thyente miqtë dhe të gëzonte tifozët e shumte ne tribune.
Kuqezinjtë e nisën takimin më kërkues dhe tentuan të gjenin rrjeten me Manajn dhe Brojën por që sulmuesit tanë nuk arritën të çanin mbrojtjen mike.

Në pjesën e dytë, Shqipëria u paraqit më e rrezikshme falë aksioneve individuale të Cikalleshit, rasteve të Asllanit dhe Vrionit, por përsëri ishte shumë pak për të thyer murin e gjeorgjianëve, të cilët provuan në 2 raste të befsonin Strakoshen por pa rezultat.

Miqësorja me Gjerorgjinë u luajt në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë në muajin qershor të këtij viti, ku Shqipëria është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Izraelin, Islandën dhe Rusinë, me kete te fundit aktualisht te skualifikuar nga eventet nderkombetare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";