Qeveria angleze jep leje/ Tre luanët luajnë në “Air Albania” kundër Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria angleze jep leje/ Tre luanët luajnë në “Air Albania” kundër Shqipërisë

Shqipëria do të presë Anglinë në stadiumin kombëtar në Tiranë në datën 28 mars, raporton Vizion Plus.

 

Pas shumë diskutimesh, vendimi është publikuar në mediat e njohura angleze ku bëhet me dije se palët kanë rënë në dakord për të zhvilluar këtë ndeshje në kryeqytet.

 

Advertisement

Një takim që u vendos në dyshim për shkak të situatës së krijuar nga covid-19.

 

Aktualisht në vendin tonë janë pezulluar të gjitha udhëtime e drejtpërdrejta me Britaninë mirëpo siç shkruhet në mediat angleze, kombëtarja e 3 luanëve  ka marrë një leje të veçantë nga qeveria  që  mund të paraqitet në “Air Albania” më datë 28 mars.

 

Advertisement

Në muajin mars, Shqipëria do të nisë ndeshjet eliminatore për botërorin e Katarit në vitin 2022.

 

Sfida e parë për kuqezinjtë do të jetë transferta ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa tre ditë më vonë , presin Anglinë në shtëpi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy