Eneo Bitri dhe Jurgen Bardhi i dhanë fitoren e dytë radhazi Partizanit në Superligën Shqiptare.

Të kuqtë arritën të mposhtin Flamurtarin me rezultatin e ngushtë 1-2 në Vlorë. Këto 3 pikë i dhanë mundësinë Partizanit të ngjiten në vendin e pestë në kampionat.

Një pjesë e parë pozitive nuk i mjaftoi vlonjatëve për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Barazimi 1-1, 2 minuta pas golit të Bitrit i çoi të qetë dy skuadrat në dhomat e veshjes pas vërshëllimës së arbitrit në fund të pjesës së parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, me të filluar 45 minutat e dyta, Partizani shtoi forcat në sulm duke qenë më këmbëngulës. Pas 67 minutave lojë, Bardhi gjen momentin e duhur për t’i dhënë fitoren e dytë radhazi Partizanit.