Shumë investime, por pak rezultate pozitive. Chelsea nuk po bën aspak mirë me Mauricio Pochettinon në pankinë, me skuadrën londineze që renditet në vendin e 11-të në Premier League.

Trajneri argjentinas i ka ditët e numëruara, teksa AS raporton se drejtuesit e Chelseat kanë piketuar Michel si teknikun e ri të ekipit.

48-vjeçari nga Madridi është “arkitekti” i Gironës, një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në futbollin europian.

Michel drejton skuadrën katalanase prej vitit verës së vitit 2021.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në sezonin e parë riktheu Gironën në La Liga. Sezonin e dytë e mbylli në vendin e dhjetë.

Ndërkohë që këtë edicion, djemtë e tij renditen në vendin e dytë pas Realit, me 9 pikë më shumë se Bilbao e vendit të pestë.

Iberikja AS raporton se drejtues të “Bluve të Londrës” kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe i kanë paraqitur ofertën e tyre trajnerit.

Gjithsesi, Michel kërkon kohë dhe nuk dëshiron të nxitohet. Emri i tij është lidhur edhe me Barcelonën, që në fundin e sezonit do të ndahet me Xavin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por nuk përjashtohet edhe pista Manchester City, që ka të njëjtët pronarë me të Gironës. Në rast largimi të Pep Guardiolës, Citizens mund të vendosin ta zëvendësojnë me Michel.