Broja drejt largimit nga Chelsea, janari vendimtar për sulmuesin, Daku gol vendimtar në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Broja drejt largimit nga Chelsea, janari vendimtar për sulmuesin, Daku gol vendimtar në Rusi

Mirlind Daku ishte i vetmi legjionar që la shenjë gjatë fundjavës në kampionatet europiane.

Sulmuesi shtatlartë vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë në kampionatin rus me Rubin Kazan, ku po realizon sistematikisht javët e fundit.

Lojtarit të përfaqësues sonë i mjaftuan vetëm 7 minuta për të realizuar në javën e 18 të kampionatit përballë Baltikas, gol që rezultoi deçizivi për ti dhënë  fitoren skuadrës së tij.

Pas vështirësisë se fillimit të transferimit në Rusi, Daku po tregon vlerat e tij duke shënuar 4 gola deri më tani.

Advertisement

Ndërkohë aventura e Brojës tek Chelsea në këtë sezon mund të përfundojë më herët sesa mendohej. Në takimin e fundit të humbur 2 me 0 me Everton, Broja luajti 65 minuta, pati një rast, por nuk mundi të shënojë.

Mediat angleze bëjnë me dije se janë  tre opsionet e të ardhmes së Brojës. Huazimi tek Strasburg në Francë, përfshirja në operacionin për blerjen e Osimhen nga Napoli apo pranimi i transferimit tek Fuilham për 30 mln euro.

Fulham kërkon gjithashtu edhe Ernest Mucin nga Legia e Varshavës, por për të është në lojë edhe Sauthempton i Championship./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy