Trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja ka bërë të ditur  listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit.

 

Pjesë e grumbullimit janë lojtarët që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite. Ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga futbollistët që aktivizohen me klubet e huaja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar, teksa për herë të parë janë ftuar Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.

 

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet në stadiumin e Marbellas në Spanjë  dhe do të nisë në orën 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";