Ndeshjet e qershorit / Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndeshjet e qershorit / Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar listën me emrat e 26 lojtarëve te ftuar per tre ndeshjet e muajit qershor.

 

Dy ndeshje do te jene te vlefshme per Ligen e Kombeve, ndaj Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor.

 

Advertisement

Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

 

Sa i takon listes, nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

 

Advertisement

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës.

 

Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

 

Advertisement

Grumbullimi dhe pergatitjet ne Durres tashme kane nisur, edhe pse jo te gjithe lojtaret kane mberritur.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy