“Lojtarëve të Malagas do u mësoj…”/ Mesfushori i Kombëtares Keidi Bare rrëfen misionin e afërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lojtarëve të Malagas do u mësoj…”/ Mesfushori i Kombëtares Keidi Bare rrëfen misionin e afërt

“Lojtarëve të Malagas do u mësoj…”/ Mesfushori i Kombëtares Keidi Bare rrëfen misionin e afërtKeidi Bare është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kombëtare, ndonëse ka luajtur vetëm 7 ndeshje. Megjithatë, ai ka tërhequr fillimisht vëmendje si mesfushor i talentuar në skuadrën spanjolle Malaga, futbollistëve të së cilës duket se dëshiron t’i mësojë gjuhën shqipe.

22-vjeçari nga Fieri tregon në një intervistë televizive jo vetëm këtë dëshirë, por edhe muajt e vështirë të bllokimit nga koronavirusi, rikthimin në stërvitje, karrierën me klube dhe vlerën që ka fanella kuqezi për të.

“Kur u paraqita në fushë, e ndjeja që më kishte munguar shumë. Jo unë, por çdo lojtar duhej të mbante maska dhe doreza kur paraqitej në stërvitje. Nuk ndihesha shumë komod, sepse nuk isha mësuar. Në javët e para duhej të stërviteshim vetëm ashtu, ndërsa tani ky rregull është hequr dhe mund të stërvitesh edhe pa doreza. Kemi nisur stërvitjet në grupe dhe ndihem shumë i lumtur. Qëndrimi i mbyllur për dy muaj ishte i tmerrshëm, sepse nuk isha mësuar. Me kalimin e kohës do i kthehemi normalitetit dhe do të kthehet futbolli”, thotë Bare.

Ai shprehet se mezi po pret të riveshë fanellën kuqezi. “Para se të ndodhte situata nga pandemia, më kishte ardhur ftesa nga Kombëtarja dhe e prisja me padurim. Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë. Po pres me padurim të marr një ftesë tjetër, që të jem me shokët e mi të ekipit dhe të luajmë një ndeshje”, thotë ai.

Advertisement

“Klubi është në një pozitë shumë të vështirë, pasi nuk ka financa të mira dhe ka larguar shumë punonjës, të cilët punonin aty prej vitesh. Është një numër shumë i madh të larguarish dhe kjo erdhi pasi synohet që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë sa më i lartë. Klubi mendoi se ky ishte vendimi më i mirë”, tregon Bare.

“Ne futbollistëve nuk na kanë thënë asgjë rreth kësaj mase. Por, besoj se largimet nuk do të ndodhin mes lojtarëve, pasi ne jemi aktorët në fushë dhe ata që dhurojnë argëtim. Besoj se nuk do të ndodhë asgjë e tillë”, vijon ai.

“Nëse dëshiron që Keidi të largohet, sepse i nevojiten financat, atëherë nuk kam se çfarë të bëj. Do të marr vendimin të kaloj në një tjetër skuadër dhe të ndihmoj Malagan, sepse ky klub më ka dhënë gjithçka dhe më duan shumë. Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Ky klub ka luajtur gjithmonë në La Liga dhe shpresoj të rikthehemi aty sa më shpejt”, thotë Bare teksa ndalet në një video të publikuar ku shfaqet së bashku me futbollistët e skuadrës spanjolle duke kënduar himnin kombëtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy