Stadiumet e boshatisura si pasojë e koronavirusit ka bërë që futbolli të duket si një tjetër sport. Në impiante mungon entuziazmi dhe festa e zakonshme, mirëpo autoritet po punojnë që të mundësojnë rikthimin e spektatorëve brenda protokollove për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

Mbi vendimin për të rikthyer tifozët, ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ai shprehet se nëse do t’i shohim ndeshjet e Champions League me tifozë apo jo, ky vendim do të merret brenda datës 10 korrik.

“Jemi në kontakt të ngushtë me autoritet portugeze e gjermane dhe të martën kam folur personalisht me kryeministrin portugez. Do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe së shpejti do të marrim një vendim.

Me shumë mundësi para datës 10 korrik. Sigurisht, duam që tifozët të jenë prezentë, por nuk do të kompromentojmë sigurinë e njerëzve edhe pse do ishte trishtuese të mendosh të luash futboll të rëndësishëm europian me stadium të boshatisura”, u shpreh Ceferin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";