Presidenti i UEFA-s: Tifozët do kthehen shpejt. Futbollin nuk e ndryshoi lufta, jo më një virus idiot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i UEFA-s: Tifozët do kthehen shpejt. Futbollin nuk e ndryshoi lufta, jo më një virus idiot

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin jep një shpresë të madh për të gjithë tifozët e sportit më popullor, futbollit.

Ceferen beson se tifozët do të kthehen në stadium më shpejt sa është parashikuar duke qenë se tashmë virusi njihet më mirë.

Ndërsa, sa i përket faktit se pas kësaj pandemie edhe futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’u përshtatur, presidenti ishte i qartë duke u shprehur se futbollin nuk e ka ndryshuar lufta e parë dhe e dytë botërore e jo më ta ndryshojë një virus.

“Tani e njohim më mirë këtë virus dhe unë në përgjithësi jam një person pozitiv. Nuk më pëlqen aspak ajo pikëpamja që do të ndodhë diçka apokaliptike me valën e dytë, tretë apo edhe të pestë.

Advertisement

Të gjithë njerëzit mund të vdesin një ditë, por a duhet të jemi të shqetësuar tani? Unë nuk mendoj kështu.

Ne jemi gati dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por personalisht jam shumë i sigurt se futbolli që jemi mësuar, loja e bukur me tifozë do të rikthehet shumë shpejt.

Asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë. Kjo ishte një eksperiencë e re dhe kur ta heqim qafe këtë virus idiot, çdo gjë do i kthehet normalitetit. Futbolli nuk ka ndryshuar pas luftës së parë botërore dhe asaj të dytë, e jo më të ndryshojë prej një virusi”, u shpreh Ceferin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy