Shqipëria mundi 2 me 0 Bullgarinë në sfidën miqësore, të luajtuar në stadiumin kombëtar në Tiranë. Entuziasmi i sukseseve në duelet eliminatore shoqëroi të besuarit e Sylvinjos edhe në këtë sfidë miqësore. Pavarësisht se në formacionin titullar pati rrotacion, kuqezinjtë luajtën përgjithësisht mirë dhe shënuan nga një gol për secilën pjesë.

 

Në minutën e ’41 një aksion model me protagonist Mihajn dhe Uzunin, i dha mundësi mesfushorit Qazim Laçi që të realizonte golin e avantazhit, duke ngritur peshë entuziasmin e tifozëve në stadium. Në pjesën e dytë bullgarët u përpoqën të ishin kërcënues në portën e Strakoshës, por nuk e arritën dot të krijonin raste të pastra për shënim. Ndërsa Shqipëria shfrytëzoi një veprim klasi individual të Ernest Muçit për të dyfishuar rezultatet në minutën e 80-të. Talenti kuqezi goditi fort dhe bukur nga distanca me të djathtën në ecje e sipër duke mposhtur portierin kundërshtar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuqezinjtë rikthehen në fushë në mesin e muajit nëntor në dy duelet e fundit kualifikuese të vlefshme për Euro2024. Shqipërisë i mjafton një pikë që në sfidën e parë kundër Moldavisë për t’u kualifikuar në këtë kompeticion.