Erkand Qerimaj i dhuroi Shqiperisë medaljen e katërt  në lojërat mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Peshengritësi ynë I njohur garoi në peshën deri në 73 kg dhe  arriti ta sigurojë medaljen në stilin e shkepuetjes që është edhe pika e tij e fortë.

Mirëpo gara e tij kaloi përmes incidenteve pasi sportisti dhe stafi I kombëatres tonë u përplasen me jurine.

Pasi dështoi në dy tentativat e para të ngrinte 148 kg,  në tentativën e trete shkodrani guxoi të shtonte edhe një kg tjetër në shtange duke ia dalë mbanë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo fillimisht dy nga tre anëtarët e jurisë e quajtën të pasaktë provën duke shkaktuar irritimin e Qerimajt. Pas debateve, prova u konsiderua e rregullt, mirëpo kjo nuk e shoi aspak inatin e peshëngritësit dhe stafit të tij, të cilët vendosen të mos paraqiten fare në pedanë për stilin e shtytjes duke humbur klasifikimin në dygaresh. Pak ditë më parë edhe boksieri alban Beqiri u terhoq nga gara në shenje proteste për gjykimin tendencioz.

Pas medaljes së fundit të siguruar nga erkand Qerimaj, tanime shqiperia koleksion në lojërat mesdhetare, 4 në total ,2 ari, 1 argjendi dhe 1 bronxi.