Lajme të këqija për Skënderbeun në tetë javët e fundit të kampionatit. Sikur të mos mungonte pozicioni i vështirë që kanë në renditje, korçarët humbasin talentin shkodran Ardit Nikaj për pjesën e mbetur të sezonit. Dëmtimi i pësuar ndaj Tiranës në ndeshjen e fundjavës së kaluar në Korçë ka qënë më i rëndë nga sa pritej për 19 vjeçarin shkodran.

 

Nikaj ka lënë fushën e lojës me barrel duke mos mundur të vijojë pjesën e mbetur të takimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ekzaminimve të kryera ditën e djeshme, lojtarit i është bërë me dije se ka këputje të ligamentit kroçiat të gjurit e për pasojë do ti nënshtrohet operacionit.

 

Momentalisht sulmuesi ndodhet në Shkodër pranë familjes ku do të qëndrojë disa ditë pushimi për të qetësuar traumën e ligamentit pas goditjes së marrë në fushë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas pritet që ti nënshtrohet një operacioni në një prej klinikave private të kryeqytetit.

 

Një ndërhyrje e tillë do të kërkojë të paktën tre muaj rikuperim, çka do të thotë mbyllje e sezonit para kohe për sulmuesin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nikaj, i cili ka një kontratë aktive me Skënderbeun edhe për dy sezone të tjera pritet që të rikthehet pranë ekipit vetëm në nisje të përgatitjeve për sezonin e ri. Deri atëhere pritet që talenti shkodran të qëndrojë në vendlindje për të kryer terapitë e fazës së rikuperimit.