Trofeu i Kupës së Shqiperisë në basketboll për femra do të ndahet mes Flamurtarit dhe Partizanit. Vlonjatet mundën Vllazninë në një nga sfidat gjysmëfinale luajtur në shtëpinë e tyre me rezultatin 74 me 57.

Dominim absolut i Flamurtarit që arriti të fitojë 3 nga katër periodat e kësaj sfide. Shkodranët u futën në lojë vetëm përmes periodës së dytë, por e treta bëri diferencen pasi vajzat vlonjate krijuan një diferencë plus 17 pikë në këtë hapësirë të takimit.

Në takimin tjetër gjysmëfinal luajtur po në pallatin e sportit “Flamurtari”, Partizani arriti të fitojë pa shumë vështirësi derbin me Tiranën me rezultatin 79 me 62, duke konfirmuar supremacinë ndaj rivalit tjetër kryeqytetas në vitet e fundit.

Finalja e Kupës së Shqiperisë do të zhvillohet në orën 16:00 të kësaj të enjteje në qytetin bregdetar. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";