Sot, finalja e Kupës së Botës/ Argjentina dhe Franca përballen për trofeun e madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot, finalja e Kupës së Botës/ Argjentina dhe Franca përballen për trofeun e madh

 Argjentina përballë Francës: sfida e fundit dhe finalja e Kupës së Botës Katar 2022. Messi apo Mbappe, kush do të triumfojë sot? Të gjitha pikëpyetjet do të marrin fund këtë pasdite në orën 16.00. Të dyja  skuadrat kanë bërë një rrugëtim të vështirë, por ja kanë dalë të vijnë në finale për të shkruar historinë.

 

Argjentina ëndërron të rikthejë Kupën e Botës që nga viti 1986, me në krye Messin që shpreson në këtë botëror të fundit t’i shtojë koleksionit një tjetër trofe.

Advertisement

 

 

Nga ana tjetër Franca, kampionia në fuqi dëshiron të arrijë suksesin e dytë radhazi pas atij të Rusisë 2018.

 

Advertisement

 

Takimi  i fundit mes Albiceleste dhe Gjelave daton në edicionin e fundit të Kupës së Botës, në 16-she në një përballje spektakolare me plot gola, e cila përfundoi 4-3 për ekipin e Deschamps .

 

Advertisement

Në Argjentinë besojnë se ky është viti i duhur për të fituar kupën e botës dhe  të besuarit e Scalonit janë  grumbulluar  të gjithë rreth Messit,me sytë nga ai duke pritur që të ngjiten në majën e botës.

 

 

Nga ana tjetër Franca  mban mbi super kampionen në fuqi dhe do  të provojë të ruajë fronin. Gjelat ndihen të sigurt falë  formës fantastike të Kylian Mbappe e Griezmann, që këtë edicion kanë shkëlqyer.

Advertisement

 

 

Në letër e jo vetëm parashikohet një ndeshje e fortë ,ndonëse nga të dyja krahët kanë lojtarë të dëmtuar. Lajm i keq për francezët është se në listën e lojtarëve në dyshim për këtë përballje u shtua dhe Giroud ndërkohë që nga bardheblutë, konfirmohet mungesa e Di Maria. Deschamps është në luftë me kohën për të rikuperuar Upamecano, Varane e Rabiot, të cilët në ditët e fundit janë prekur nga një virusi i njohur si “Virusi i Devesë”.

Advertisement

 

 

Ndërkohë ai që do të arbitrojë këtë finale të madhe do të jetë polaku Szymon Marciniak.

Advertisement

 

 

Të dy skuadrat e kanë fituar nga 2 herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e sotme njëra prej tyre do të ngjitet në kuotën e tre trofeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy