Mbrëmjen e sotme mbahen dy ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Champions League.

Kompeticioni europian për klube mëson sot dy gjysmëfinalistët e parë, pasi të mbyllen dy ndeshjet që premtojnë emocione.

Në ndeshjen e parë, Barcelona pret  Paris Saint-Germain në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Katalanasit do të kërkojnë kualifikimin pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi pret Atletico Madridin në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar me fitoren e Atleticos 2-1 dhe gjithçka është e hapur për këtë ndeshje. Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /vizionplus.tv