Kërcënimet për sulm terrorist, shtohen masat e sigurisë në ndeshjet e Champions League

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënimet për sulm terrorist, shtohen masat e sigurisë në ndeshjet e Champions League

Siguria është rritur në ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi një media që mbështet grupin e Shtetit Islamik publikoi kërcënime ndaj vendeve ku luhen sfidat. Ministrat në Francë dhe Spanjë konfirmuan masa të shtuara sigurie.

Një kanal mediatik pro-IS publikoi disa imazhe të stadiumeve që presin ndeshjet çerekfinale të martën dhe të mërkurën.

UEFA tha se ishte në dijeni të kërcënimeve, por tha se ndeshjet në Madrid, Paris dhe Londër do të zhvillohen siç ishte planifikuar.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se do të kishte masa sigurie të përforcuara në mënyrë të konsiderueshme kur PSG të luajë kundër Barcelonës në Paris të mërkurën.

Advertisement

Imazhet xhihadiste të postuara këtë javë nuk i referoheshin ndonjë ndeshje apo ngjarje të veçantë dhe u shpërndanë nga grupe mediatike pro-IS-it që nuk janë zyrtarisht të lidhur me vetë organizatën.

Dy çerekfinale i pret në Madridi këtë javë. Real Madrid barazoi 3-3 me Manchester Cityn të martën mbrëma, ndërsa Atletico Madrid do të përballet me Borussia Dortmund sonte. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy