Frikë për sulm terrorist në ndeshjen Bayern-Dortmund, shtohen masat e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë për sulm terrorist në ndeshjen Bayern-Dortmund, shtohen masat e sigurisë

Derbi i madh gjerman mes Bayernit dhe Dortmundit është në “shënjestrën” e ISIS.

Në prag të Klassiker, një kanal mbështetës ndaj organizatës terroriste dërgoi një mesazh kërcënues duke synuar turmën jashtë ‘Allianz Arena’, duke paralajmëruar një sulm pas përfundimit së ndeshjes.

Burime nga Policia gjermane, megjithatë, ulin tonet dhe theksojnë se nuk ka të dhëna për një situatë të rrezikshme, ndonëse pranojnë se forcat do të shumohen për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë e shikuesve.

Zyrtarët kanë vlerësuar intensivisht situatën. Për momentin nuk ka të dhëna për një situatë serioze të rrezikshme. Megjithatë, për ndeshjen e pasdites do të ketë një prani të shtuar të policisë. Policia e Mynihut ka dislokuar 400 burra dhe gra. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy